Connect with us

Aktualitet

Seanca në GJKKO/ Beqaj kërkon lirinë me kusht, vendos garanci 50 milionë lekë

Është duke u mbajtur për më shumë se tre orësh në GJKKO, seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili akuzohet se ka abuzuar me fondet e SASPAK.

Sipas mediave, Beqaj ka kundërshtuar akuzat e SPAK dhe ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke vendosur  garanci pasurore me 5 milionë lekë të reja.

Seanca ndaj tij dhe personave të tjerë të dyshuar është ndërprerë pme 30 minuta pushim dhe pritet të vijojë derisa të merret një vendim,

Kujtojmë se ish-ministri u arrestua dy ditë më parë nën dyshimet për përfshirje në një skemë korrupsioni për përfitime nga fondet e Agjencisë së koordinimit të ndihmës së huaj (SASPAC), të cilën e drejtonte që prej vitit 2021, si dhe për fshehje të pasurisë.

Gjithashtu ai po hetohet edhe për afër e sterilizimit dhe Chek-up-it.

Advertisement