Bota
Sekretari i NATO-s përkrah sulmin e Trump: Jemi të vendosur, Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, foli me gazetarët përpara një samiti në Hagë.
“Kur bëhet fjalë për qëndrimin e NATO-s ndaj programit bërthamor të Iranit, aleatët kanë rënë dakord prej kohësh që Irani nuk duhet të zhvillojë një armë bërthamore”, tha ai.
“Aleatët i kanë kërkuar vazhdimisht Iranit të përmbushë detyrimet e tij sipas traktatit të mospërhapjes së armëve bërthamore.”
Duke iu referuar luftës së Rusisë në Ukrainë, ai shton se Irani është “shumë i përfshirë” atje, duke thënë se Irani ka dërguar dronë që Rusia po i përdor për të vrarë civilë ukrainas.

