Connect with us

Lifestyle

Sekreti për të shpëtuar lidhjen tuaj, 5 këshilla të vlefshme

Susanna Abse, këshilluese e çifteve prezanton pesë të vërtetat për një lidhje të lumtur, siç i ka kuptuar pas 30 vitesh punë me çifte.

Mosmarrëveshjet nuk janë domosdoshmërisht negative

“Nëse një çift nuk debaton dhe grindet, zakonisht, interesi ikën. Për më tepër, nëse zemërimi ndaj partnerit tuaj rritet, ai “derdhet” te të tjerët, fqinjët, miqtë dhe (shumë më keq) fëmijët tuaj. Çifti shfaqen të qetë dhe shumë të dashur, por rritin një fëmijë agresiv ndaj të tjerëve, pa jetë shoqërore apo me probleme në sjellje. Fëmijëve “u dalin” të gjitha vështirësitë që nuk shprehen kurrë mes çiftit”.

Bëni seks (ose jo, por vini re kur e keni ndaluar)

“Ka shumë çifte që nuk bëjnë seks. Ky është një realitet. Por nëse jeni 25, 30, 40 apo edhe 50 vjeç dhe seksi është inekzistent, fundi i lidhjes mund të jetë i pashmangshëm. Nëse jeta juaj seksuale ka rënë në një moçal, mos supozoni se ajo do të “gjallërohet” vetë, ose mos prisni përpjekje vetëm nga personi tjetër. Zbuloni problemin dhe kërkoni ndihmë herët.”

Kërcënimet për divorc nuk janë më të mirat

“Unë mendoj se kjo është e lehtë për t’u kuptuar. Kërcënime të tilla minojnë ndjenjën e sigurisë që ka marrëdhënia, si dhe mënyrën se si i zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja.

Lërini mënjanë “etiketat”

“Të etiketosh dikë si dembel, të tepruar apo ndonjë gjë tjetër nuk është shumë e dobishme. Flisni me partnerin tuaj me qetësi dhe përpiquni të përdorni më shumë shprehjen “Ndjehem” në vend të “Ti je kështu apo ashtu”. Do të arrini më shumë në marrëdhënien tuaj”.

Tregoni durim dhe guxim

“Shumë herë çiftet vijnë te këshilltari i marrëdhënieve dhe mendojnë se gjithçka ka marrë fund në jetën e tyre së bashku. Sijur kjo ishte goditja përfundimtare për martesën e tyre. Sado i frikshëm të jetë, ky hap është një gjë pozitive. Do të thotë që ju ende dëshironi të luftoni për marrëdhënien tuaj, dhe do ta bëni, pavarësisht nga rezultati i trajtimit.”

Advertisement