Aktualitet
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, ja kur do e shqyrtojë apeli i GJKKO…
Apeli i Posaçëm shqyrton këtë të hënë, ankimin e familjarëve të Ervis Martinajt, mbi sekuestrimin e 34 pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, ndër to, apartamente, toka, aksione kompanish e automjete. Seanca do të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa Prokuroria e Posaçme, në bazë të ligjit Antimafia, i ka sekuestruar pasuritë në fjalë, me argumentin se janë krijuar nga aktivitetet kriminale. Kujtojmë se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur nga familjarët verën e vitit që lamë pas, duke pretenduar se nuk kishin më asnjë kontakt me të.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria po hetojnë rreth zhdukjes së tij, ndërsa ende nuk ka gjurmë të Martinajt.