Kronike
Sekuestrohen 500 mijë euro në Portin e Durrësit

Një shifër e konsiderueshme parash, konkretisht qindra mijëra euro janë sekuestruar në një autobus në Portin e Durrësit.
Mësohet se paratë janë gjetur gjatë kontrollit të një autobusi që ndodhej në tragetin që vinte nga Bari, Itali.
Numërimi i parave vijon ende dhe pritet që në përfundim të mësohet shifra e saktë. Për momentin raportohet se është bërë ndalimi i shoferit të autobusit.

