Shkrime
Sekuestroni ‘Veliajn’ të shpëtoni Bashkinë
Duket se hetimet e dosjes “Veliaj” kërkojnë numër të madh veprimesh. Byroja Kombëtare e Hetinit rikthehet në sarajet “Xoxa-Veliaj” e vijojnë sekuestrimet shkresore, elektronike dhe shumë të tjera. Duket se shfaqet dhe një apartament në “pronësi” të çiftit bashkiak.
Ndoshta shumë biznesmenë të tjerë janë strukur se favore në këmbime lejesh do të shfaqen në trojet e tyre. Erion Veliaj, është zyrtari publik me akuzat më të rënda të ngritura nga Struktura e Posaçme.
Provat vetëm shtohen. Faktet pasurohen. Ndërsa bashkiaku shkon në zyrë duke cënuar seriozisht besimin e hetimit. Provat janë të ekspozuara para vënies dorë nga ana e tij. Ka vila e banesa mund të ketë aksione në biznese apo ofshor ku kërcasin pasuri.
Pas amnistisë së Olsit SPAK po përpiqet të arnojë porosinë e Edit ndaj vartësit. Kanosjet me “Soros” nuk duket se pinë ujë më. Veliaj nis masakrën e parave publike me inceneratorët me 5D, Teatrin, Eco Tiranën, Ndranghetën, “Harabelin” dhe nuk dihet se ku ndalon.
Prokurorët duhet të provojnë publikut se akuzat e tyre të ngritura në prova të pandehurit duhet të përballen duke nisur me masë arresti të vonuar. Struktura po kalon provën nëse janë në një periudhë ku Veliaj po përpiqet të shantazhojë apo janë drejt marrjes së vendimit të arrestit të tij.