Kronike
Selami Brahimi shok i afërt i Sokolit, u qëllua në shenjë hakmarrje për afrimitetin që ka me Licët
Goditja e Selami Brahimit në Shkodër, duket se lidhet më tepër me rrethin e tij shoqëror se sa me të kaluarën e tij kriminale në qytetin e Shkodrës.Përmes burimeve të policisë kriminale në Shkodër, “Ora News” ka mësuar se Selami Brahimi, është njeriu më i afërt dhe i besuar i Sokol Licit, njërit prej vëllezërve Lici në Shkodër.
Goditja e tij me armë me qëllim vrasjen, besohet se është kryer pikërisht për shkak të afrimitetit dhe shoqërisë që ka ai me Sokol Licin.Grupet rivale në Shkodër, e kanë treguar qartazi edhe përmes komunikimeve “Sky” se në pjesën më të madhe, thurin plane për të vrarë “ushtarët”, duke e pasur më të lehtë për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tyre.Me sa duket e njëjta situatë ka ndodhur edhe mbrëmjen e së enjtes, ku anëtarë të një grupi kriminal i kanë zënë pritë njërit prej shokëve më të ngushtë të Sokol Licit në Shkodër, Selami Brahimit.