Connect with us

Pinknews

Selena Gomez tregon pse nuk do të mbetet kurrë…

Selena Gomez zbuloi se ajo mund të mos jetë kurrë në gjendje të ngelet shtatzënë për shkak të ilaçeve të saj për të kuruar bipolaritetin, por ende planifikon të bëhet nënë.

Këngëtarja, tha se e kuptoi se shtatzënia mund të mos ishte një zgjedhje e mirë kur ajo po vizitonte një shoqe që po tregonte në detaje përpjekjet e tyre për të mbetur shtatzënë. “Kjo është një gjë shumë prezente në jetën time,” i tha ajo Rolling Stone në një intervistë të botuar të enjten.

30 vjeçarja shpjegoi se dy medikamente që ajo merr për të trajtuar çrregullimin e saj bipolar mund të nënkuptojnë se ajo nuk është e aftë të rrisë fëmijët e saj.

“Mendoj se ka diçka mbi mua që ndoshta është bipolarizmi im që thjesht më mban të përulur, në një mënyrë të errët”, shtoi themeluesja e ‘Rare Beauty’.Gomez zbuloi diagnozën e saj në prill 2020, dhe që atëherë ajo po lufton me betejat e saj, si mendore ashtu edhe fizike.

Këngëtarja pranoi se jeta e saj tani duket krejt ndryshe nga sa e imagjinonte kur ishte duke u rritur.

“Mendova se do të isha e martuar tashmë, kështu që bëra një dasmë”, shpjegoi ajo , duke zbuluar se si festoi ditëlindjen e saj të 30-të në korrik.
Advertisement