Bota
Senatorë amerikanë i drejtohen Kurtit dhe Vuçiç për situatën në veri
Një grup senatorësh amerikanë, që përfshijnë dy forcat kryesore politike, demokratë dhe republikanë, kanë shtruar një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë – të qetësohet situata në Veri të Kosovës.
“Si ligjvënës amerikanë, përtej linjave partiake, jemi gjithnjë e më të shqetësuar nga situata e brishtë e sigurisë në veri të Kosovës. Sot, ne përsërisim se ka mbështetje të gjerë dypartiake në Senatin e SHBA-së për përpjekjet e Bashkimit Evropian, në koordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, për të ndërmjetësuar. Por, që një rezolutë të jetë e qëndrueshme, si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq duhet t’i dëgjojnë menjëherë thirrjet ndërkombëtare për të deeskaluar situatën” – thuhet në deklaratën e përbashkët.