Sport
Sepp Blatter akuzon Infantino-n se po kërkon që të “vrasë” futbollin
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter kritikon ish-zëvendësin e tij, sot numri 1 i institucionit, Gianni Infantino për komercializimin që po i bën lojës së futbollit. Rritja e numrit të ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës nga 32 në 48, botërori i klubeve me 32 ekipe dhe shumë inisiativa të tjera që synojnë të ndryshojnë përgjithmonë futbollin, mund ta dëmtojnë në mënyrë të pariparueshme këtë sport.
Kështu mendon Blatter që pak muaj më parë i shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Zvicër pas disa viteve të gjatë betejë ligjore për shkak të akuzave për rryshfet dhe pastim parash.
“Po tentojnë ta shtrydhin edhe më shumë limonin. Psh. Botërori i klubeve që do të nisë në vitin 2025 mund të konsiderohet edhe si një inisiativë që rivalizon drejtëpërdrejtë UEFA Champions League. FIFA po fut hundët në disa çështje që nuk i takojnë siç janë klubet e futbollit”.
Blatter shton më tej se nuk ka asnjë marrëdhënie me Gianni Infantinon, i cili e pasoi në postin e presidentit në vitin 2016.