Connect with us

Aktualitet

Serbët e Kosovës po shohin se Beogradi i mashtroi dhe i tradhtoi, politika e Vuçiç i çoi në katastrofë

“Gjithnjë e më shumë serb po çlirohen nga presioni dhe gjithnjë e më shumë po shohin se Beogradi i mashtroi dhe i tradhtoi, si dhe se kjo politikë e Vuçiqit çoi në katastrofën që po e jetojme me vite të tëra” – keshtu deklaroi Goran Bogdanoviç, ish-ministri serb për Kosovën në një intervistë për gazetën “Nova”.

“Në 10 vitet e fundit nuk kishte vend për të krijuar ndonjë alternativë ndaj Listës Serbe, para së gjithash për shkak të presionit të Beogradit dhe Partisë Progresive Serbe. Njerëzit të cilët financohen nga buxheti i Republikës së Serbisë u detyruan të votojnë në mënyrë të organizuar për Srpska. Gjithnjë e më shumë serbë, tani po çlirohen nga presioni dhe gjithnjë e më shumë shohin se Beogradi i mashtroi dhe i tradhtoi, si dhe se kjo politikë e Vuçiqit çoi në katastrofën që ne e shohim me vite”

Sipas tij, tani është e qartë se qeveria ne Beograd po i shmanget diskutimit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë sepse nuk ka ide se si t’i mbrojë më serbët në Kosovë.

“Banjska ka ndryshuar shumë jetën e serbëve në veri të Kosovës. Ishte një veprim i panevojshëm që fatkeqësisht rezultoi me humbjen e katër jetëve njerëzore. Ne ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur në Banjskë, dhe ata që e dinë ende heshtin” – theksoi Bogdanovic, I cili gjithashtu duke folur per uren mbi lumin Iber tha se ajo urë duhet të mos jetë sërish qendër konflikti, por të bëhet disi simbol i pajtimit dhe integrimit.

 

Advertisement