Connect with us

Rajon

Serbët ende mendojnë se me dhunë mund të arrijnë diçka/ Protiç për ngjarjet tragjike në Banjskë

Historiani dhe ish-ambasadori serb i ish Jugosllavisë në Washington, Milan Protiç,  beson se pas ngjarjeve në Banjskë, disa persona kyç në postet e larta, duhet të shkarkohen apo dorëhiqen menjëherë, sepse kjo lëvizje do bënte të heshtin opinioni ndërkombëtar dhe Prishtina, dhe fakti që qeveria nuk bëri asgjë, tregon se ata nuk e kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë Protiç u shpreh se “Ne nuk kemi nevojë për askënd tjetër, i bëjmë aq shumë keq vetes,  saqë njeriu pyet nëse jemi vetëvrarë dhe se nuk kemi asnjë kuptim jo vetëm për realitetin, por as për mirëqenien tone Sipas tij, pas gjithë asaj që Serbia përjetoi në vitet 1990, dhe pas kaq shumë luftërave nga të cilat serbët dolën “aq të plagosur dhe të poshtëruar, akoma nuk mendon askush se mund të bëhet diçka në këtë mënyrë. “Ne nuk kemi mësuar nga e kaluara jonë. As më parë nuk duhej bërë, dhe të gjithë e pamë se ku na çoi kjo rrugë. Kemi akoma të njëjtin mentalitet, të njëjtën logjikë, të njëjtin argumentim, dhe pastaj përsëri disa njerëz vdesin” – theksoi ish ambasadori, duke shtuar se “Ata që pretendojnë se Kosova është zemra e Serbisë, “e tundin kete zile, sepse e dinë se tingëllon mirë, tërheq vëmendjen e një numri të caktuar njerëzish”. “Ngjarjet në Banjskë janë nga njëra anë pasoja katastrofike që pasuan nga largimi I serbëve nga institucionet, nga policia e Kosovës; dhe nga ana tjetër është fakti që ne ende mendojmë se me dhunë mund të arrijmë diçka. Dhe pastaj pozita që kishte Serbia në bashkësinë ndërkombëtare, jo për shkak të aftësive të saj, por për shkak të sjelljes së pakuptimtë dhe të pamundur të Prishtinës, tani është shkatërruar” – deklaroi Protiç

Advertisement