Connect with us

Sport

“Serbët janë fashistë”/ Zeka: Tifozë me parrulla “vdekje shqiptarëve”, Serbia duhet të kuptojë…

Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, vlerësoi paraqitjen e tifozëve shqiptarë në Gjermani, që sipas tij janë treguar më civilë se çdo tifozeri tjetër.

Duke folur për Serbinë, që kërcënoi sot se do të largohet nga “Euro 2024” pasi tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë bënë thirrje të neveritshme në stadium, Zeka tha se “parullat më fashiste janë dëgjuar në kampionat nga tifozët serbë”.

“Unë do isha shumë i lumtur nëse një ditë do të bëjmë tifozeri për Serbinë. Por, si mund të bëjmë tifozeri, kur ata thonë vdekje shqiptarëve. Por, në anën tjetër, shikoni civilizimin e tifozëve shqiptarë në Hamburg krah për krah kroatëve. Kemi festuar me ta në stadium. Askush nuk e ka treguar më shumë civilizimin.

Advertisement