Kosova
Serbët në veri presin marrëveshje për situatën
Situata në komunat veriore vlerësohet e qetë pas incidenteve të së premtes ku kryetarët Zveçanit, Leposavicit dhe Zubin Potokut, u penguan që të hyjnë në objektet komunale dhe për pasojë u lënduan disa policë si dhe u dogjën e u dëmtuan vetura zyrtare e civile.
Analisti nga veriu, Branisllav Kërstiç, konsideron se situata po tensionohet tani kur ka marrëveshje dhe po kërkohet me ngulm zbatimi i tyre nga ndërkombëtarët.
Ai u shpreh se mesazhet për shmangien e tensioneve ne ditet ne vijim janë shumë serioze, ndërsa beson se epilogu përfundimtar rreth kësaj situate do të përcaktohet me ndikimin e fuqive euroatlantike.
Kërstiç potencon se deri në fund të vitit 2023 do të formohet një lloj Asociacioni për serbët, por pa kompetenca ekzekutive dhe territoriale, ndërsa deri në shtator të vitit të ardhshëm ai e sheh të zgjidhur tërësisht problemin midis Kosovës dhe Serbisë.
Serbët lokalë në veri urojnë për një marrëveshje sa më të shpejtë politike “për të rregulluar gjërat” në këto komuna por edhe se nuk i njohin kryetarët e rinj të komunave të zgjedhur përmes votës më 23 prill.