Kosova
“Serbët nga Kosova janë viktima të Vuçiqit”
Historiani Dragan Popović deklaroi se serbët nga Kosova janë viktima të dukshme dhe të qarta të politikës së Aleksandar Vuçiqit, së pari në fund të viteve 1990, dhe më pas në dhjetë vitet e fundit.
“Pasi Marrëveshja e Brukselit dhe marrëveshjet e tjera para saj hapën më në fund derën për fillimin e dialogut historik midis serbëve dhe shqiptarëve, e gjithë kjo u anulua shpejt nga lëvizjet e çmendura të qeverisë së Vuçiçit. Së pari, në veri të Kosovës u krijua një strukturë e kriminalizuar, e cila kontrollonte plotësisht jetën e njerëzve atje, u pasurua në kurriz të ndihmës së supozuar të Serbisë për atë popullsi dhe u mor me të gjitha llojet e krimit” – theksoi Popovic duke shtuar se nje nga viktimat më të famshme të atij grupi ishte Oliver Ivanoviç, “një politikan i rrallë që mundi dhe guxoi t’u kundërvihej”.
“Paralelisht me kriminalizimin, pati edhe braktisje të rezultateve të negociatave me autoritetet e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi ishte të krijohej një atmosferë frike dhe të mbështetej narrativa e Vuçiçit për rrezikun e serbëve nga të gjitha anët dhe luftën si një rrezik i menjëhershëm” – potencoi historiani serb.
“Kulmi i lëvizjeve të papërgjegjshme të qeverisë serbe ishte tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës. Kështu, mundësia e popullsisë vendase për t’u mbrojtur institucionalisht dhe për të luftuar për pozicionin e vet u zhduk. Per të gjitha këto, Vuçiç kishte një aleat në politikën e paarsyeshme dhe populiste të qeverisë së Kurtit. Është vetëm në dukje paradoksale që shumica e serbëve nga Kosova ende e mbështesin qeverinë e Vuçiçit sot” – theksoi -Dragan Popović.
Sipas tij, këta janë njerëz që kanë qenë të frikësuar dhe të mashtruar për dekada të tëra.