Kosova
Serbët nuk mund të thyhen nga Perëndimi/ Biserko: Deklaratë e rrezikshme e Putinit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në të njëjtën kohë, teksa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte në Spanjë, në samitin e tretë të Bashkimit Politik Evropian dhe ndërsa në rrjetet sociale “mburrej” për takime me liderët evropianë, kreu I Kremlinit “lavdëroi” serbët në kontekstin se si Perëndimi nuk mund t’i thyejë ata. Putin, duke kritikuar OKB-në, pyeti se “Pse serbët janë objektiv në Perëndim. Rusia ishte gjithashtu një objektiv në fillim të viteve 1990, ata donin që ish Bashkimi Sovjetik të shembej. Serbia ishte e gatshme për çdo gjë dhe donte gjithçka, por ata ishin nën presion. Dhe ata në Perëndim vazhdimisht kërcënojnë me sanksione. Kam dëgjuar shumë herë se serbët janë hallkë e dobët dhe duhet të shtypen. Është një paradigmë e krijuar. Serbët nuk janë popull i tillë. Serbia nuk është një kulturë e tillë. Është e pamundur ta shkatërrosh Serbinë”. Gjatë asaj kohe, teksa Putin lavdëronte serbët dhe Serbinë, Aleksander Vuçic pati një sërë takimesh me zyrtarë të huaj në Granada – dhe, sipas fotove që i publikon në Instagram, ai pati një takim të përzemërt me Emmanuel Macron, presidentin e Francës, i ulur pranë Olaf Scholz, kancelarit të Gjermanisë…Pas sulmit të armatosur në Banjskë, në veri të Kosovës, arrestimit të Milan Radoiçiqit, akuzave se regjimi i Vucic ishte përgjegjës për vrasjen e një polici të Kosovës, pra dyshimi se Vladimir Putin dhe shërbimi rus qëndrojnë pas gjithë kësaj, porosia e presidentit të Rusisë se serbët janë të pathyeshëm nën presionin e Perëndimit, mori vëmendje të madhe. “Ndërsa Vuçic po përpiqet të bindë partnerët e tij perëndimorë se ai nuk qëndron pas aktit terrorist në Kosovë, Vladimir Putin po përpiqet të forcojë ndjenjën antiperëndimore në Serbi me deklarata të tilla, të cilat tashmë janë shumë të theksuara”, tha Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Më tej ajo tha për “Danas” se duke qenë se qarqet perëndimore po flasin për sanksione të mundshme ndaj Serbisë, Putin porosit se Serbia duhet të qëndrojë në pozicionet e saj sepse, siç thotë ai, “është e pamundur të shkatërrohet Serbia”. “Kjo është një deklaratë shumë e rrezikshme dhe në thelb një formë presioni ndaj Beogradit që të vazhdojë me politikën e tij ndaj Kosovës, sepse është në interesin e Rusisë që të mund të ndezë zjarr në Ballkan kur t’i përshtatet” – theksoi Sonja Biserko.