Connect with us

Kosova

Serbët paraqesin kërkesat: Të kthehemi ne një herë në polici, pastaj zgjedhjet në veri

Serbët e veriut të Kosovës insistojnë për tërheqjen e plotë të të gjithë pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e tyre në strukturat policore përpara se të mbahen zgjedhjet e reja.

Serbët i braktisën institucionet e Kosovës nëntorin e vitit të kaluar, në formë proteste ndaj ri-regjistrimit të automjeteve me targa serbe, në ato të Kosovës dhe që u pasua nga një varg krizash e protestash.

Në fund të majit, tensionet mbërritën kulmin me përplasje që shkaktuan dhjetëra të plagosur në radhët e KFOR-it. Së fundi, BE-ja dhe Kosova konfirmuan se kanë arritur një marrëveshje për shtensionimin e situatës dhe një ditë më vonë u prezantuan hapat konkretë: tërheqja e 25 për qind e policisë nga dhe rreth ndërtesave komunale në veri, organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme vendore pas verës dhe rikthimi në dialog për normalizimin e marrëdhënieve.

Advertisement