Connect with us

Kosova

Serbët sulmojnë jugun e Kosovës/ Qëllimin e zbulon eksperti i njohur i sigurisë

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha se grupe serbe duket se do të organizojnë sulme në kufirin jugor me Kosovën, por sipas tij qëllimi është sërish veriu. Ai u shpreh se në këtë formë pala serbe synon të devijojë strukturat e sigurisë së Kosovës nga veriu në mënyrë që të kenë mundësi të inteferojnë.

“Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm. Janë tentativa që të zhvendosen në jug për të nxitur organet shtetërore të Kosovës që të dislokohen nga pjesa veriore dhe tu jepet mundësia serbëve që të inteferojnë”,- tha eksperti i sigurisë.

Ai deklaroi gjithashtu se arsyeja se përse armë nga organizata serbe janë futur në territorin e Kosovës është sepse brezi kufitar i Kosovës në bazë të një marrëveshje  të vitit 2016 me KFOR ruhet nga Serbia.

“KFOR ka bërë një marrëveshje me Serbinë në vitin 2016 për të ruajtur ajo brezin kufitar të Kosovës. Këtë gjë KFOR e ka bërë si marrëveshje në kuadër të Aleancës Euroatlantike, por kjo ka rezultuar fatalitet, pasi në shtator të vitit 2023 patëm shtim të jashtëzakonshëm të armatimit ushtarak. Nëse KFOR-i do të ishte në krye të  detyrës, këto armatime nuk do të mund të futeshin në territorin e Kosovës”,- tha Drizan Shala.

 

Advertisement