Rajon
‘Serbët të frikësuar nga Albin Kurti. Ka për qëllim projektin e madh shqiptar’
Drejtori i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se Serbia në të kaluarën nuk kishte frikë nga “banditë edhe më të mëdhenj” se Albin Kurti, dhe theksoi se kjo ishte “përgjigje për të gjitha ëndrrat e tij për një Shqipëri të madhe dhe një lloj njohjeje de facto ose de jure” nga Beogradi. Petkovic në deklaratë theksoi se Kurti, “si fëmijë ideologjik i Adem Demaçit dhe ithtar besnik i idesë së ekspansionizmit të madh agresiv shqiptar”, është kërcënimi më i madh i sigurisë për rajonin, dhe vlerësoi se përderisa është në pozitat e pushtetit, askush në Ballkanin Perëndimor nuk do të mund të flejë i qetë. “Kurti beson se kriza në të cilën ndodhet bota, është një mundësi që nuk duhet humbur dhe se ky është momenti kur do nis spastrimi brutal etnik i popullit serb nga vatrat shekullore në Kosovë, si dhe destabilizimi dhe përpjekjet për copëtimin e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në të cilat shqiptarët figurojnë si faktor demografik dhe politik” – potencoi Petkoviç Ai gjithashtu theksoi se në këtë kuptim “preja e Kurtit nuk është vetëm Serbia”, por edhe vende te tjera të rajonit, ku sipas Petkovicit, ai dëshiron të përdorë metoda agresive, duke sulmuar të dobëtit apo paqedashësit, për të kryer të madhin projekt shqiptar. Petkoviç paralajmëroi se Kurti po përpiqet t’ia imponojë atë projekt publikut ndërkombëtar, duke luajtur me kartën e frikës së evropianëve nga përsëritja e konfliktit në Ballkanin Perëndimor, edhe pse, siç thekson ai, është i vetmi dhe prodhuesi më i madh i krizave në rajon. “Serbia është paqësore, por jo e dobët. Ajo edhe në të kaluarën nuk ka patur frikë as nga banditë më të mëdhenj se Albin Kurti. Kjo është përgjigja jonë ndaj të gjitha ëndrrave të tij për një Shqipëri të madhe dhe një lloj njohjeje de facto ose de jure nga Serbia. Beogradi është gjithmonë i gatshëm të bisedojë për një zgjidhje paqësore të problemeve në rajon, përderisa ka shpresë se çmenduria e dhunshme e Albin Kurtit dhe njerëzve të tij mendjemprehtë, mund të frenohet, por ai kurrë nuk do të tërhiqet përballë kërcënimeve dhe pajtohemi që padrejtësia mund të legalizohet me dhunë” – ka theksuar Petar Petkoviç.