Connect with us

Kosova

Serbia armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Nuk po kërcënojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se pret që Millosh Vuçeviç, të cilin e ka mandatuar për kryeministër dy ditë më parë, të marrë mbështetje në Parlament për formimin e Qeverisë së re, e cila sipas tij, do të ketë para vetes detyra të mëdha e të vështira.

“Ne jemi në një pozicion specifik sepse jemi të vetmit që kemi statusin e një shteti që është neutral ushtarakisht në këtë pjesë të rajonit. Ne gjithmonë jemi gati të mbrojmë veten, por dhe nuk kërcënojmë askënd” –  tha Vuçic më 31 mars, gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai gjithashtu paralajmëroi për furnizim me avionë luftarakë, armë të artilerisë dhe raketahedhës.

Vuçic tha se në ushtri po bëhen investime si kurrë më parë dhe njoftoi se dronët e prodhuar brenda vendit do të testohen shumë shpejt.

Mandatari për kryeministër, Vuçevic, tha se ushtria do ketë mbështetje maksimale nga Qeveria e re, dhe së bashku me Vuçicin, thanë se ushtria është garantuese e mbijetesës së sovranitetit dhe pavarësisë së Serbisë.

Ndërkaq, Vuçiq foli edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili, sipas liderit serb, ka kërcënuar Serbinë se do ta padisë për gjenocid dhe tani do që të përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të iniciuar padi ndaj Serbisë.

Kujtojmë se më 30 mars, Kurti deklaroi se autoritetet po përgatiten që Serbia të akuzohet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Kjo është pjesë e një sulmi masiv dhe presione ndaj popullit serb dhe Serbisë. Ne do t’iu rezistojmë atyre dhe do të fitojmë” – theksoo presidenti Vucic, duke shtuar se “një sjellje e tij iu mundësua Kurtit për shkak se një komitet në Këshillin e Evropës, miratoi një raport të Dora Bakoyannis, që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Advertisement