Kosova
Serbia del në det, shpërbëhet BE/ Analisti amerikan: Beogradi të formulojë qëllimet e veta
Analisti amerikan Gregory Copley vlerësoi se pas ardhjes në pushtet të presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, do vazhdojë te trajtohet çështja e Kosovës dhe formimi i Unionit të Komunave Serbe, por qe do vazhdoje te jete e veshtire. Pavaresisht kesaj, sic u shpreh ai, situata do të jetë e përshtatshme për diskutime për zgjidhjen e kësaj çështjeje, veçanërisht para se “Bashkimi Evropian të shpërbëhet”.
“Strategjia e madhe e Serbisë për mbështetjen amerikane duhet të përfshijë një proces holistik për çështjen e Kosovës, Republika Srpska dhe daljen e Serbisë në detin Adriatik” – tha Kopli në një intervistë të publikuar për “Politika”.
Ai vuri në dukje se zgjedhja e Trump si president ofron perspektiva të forta për marrëdhënie të mira mes SHBA-së dhe Serbisë, por tregoi se do të jetë e rëndësishme që Beogradi të formulojë një grup koherent synimesh.
“Unë nuk jam i sigurt nëse deri tani, kemi vërejtur se Beogradi ka zhvilluar një strategji që do inkurajonte mbështetjen e Uashingtonit,” – theksoi Copli dhe shtoi se lidhjet personale të princit të kurorës Aleksandar Karagjorgjeviç me Trump mund të jenë të dobishme në të njëjtën mënyrë që projeksioni global britanik u aktualizua vitin e kaluar nga vizitat e mbretit Charles III në vendet e huaja.
Duke folur për mundësinë që Trump të pranojë një program mirëkuptimi më të madh ndaj Republikës Srpska, Kopli tha se është e qartë se Bosnja dhe Hercegovina është një shtet i dështuar pa Republikën Srpska dhe shprehu mendimin se edhe Marrëveshja e Dejtonit kishte për qëllim prishjen e unitetit rajonal të popullit ortodoks serb.