Connect with us

Kosova

Serbia destruktive, Kosova vetëm zotime formale/ Reagimi i ish kryeministrit

Ndërkombëtarët po përpiqen të  ruajnë momentumin në procesin e negociatave Kosovë-Serbi pas marrëveshjes Kurti-Vuçic në Bruksel dhe pajtimit në Ohër për Aneksin e Implementimit, por duket se nuk po u shkon gjithçka si duhet.

Asociacioni vazhdon të mbetet tema që ka bllokuar gjithçka, edhe përkundër kërkesave dhe presionit të madh ndërkombëtar drejt Kosovës për të zbatuar marrëveshjen.

Trajtim të veçantë të Asociacionit po kërkon edhe Serbia, gjë të cilën po e kundërshtojnë Kurti e Osmani, duke thënë se marrëveshja duhet të zbatohet e plotë, pa parakushte dhe pa e veçuar ndonjë pikë të saj.

Lidhur me këtë situatë të krijuar në procesin e bisedimeve ka folur edhe ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili tha se duket që as Kosova dhe as Serbia s’kanë gatishmëri për të zbatuar marrëveshjen e Ohrit. Sipas Mustafës, Serbia po vazhdon me avazin e vjetër të destruktivitetit dhe Kosova në anën tjetër s’po bën asgjë përveç deklarimeve për zbatim të plotë të marrëveshjes. Njeriu që ka drejtuar LDK-në për disa vite shton se për momentin duket që vetëm ndërkombëtaret e kanë të qartë rrugën se kah duhet të shkojnë Kosova dhe Serbia.

Advertisement