Rajon
Serbia do jetë Irani në Europë, nëse i thotë ‘JO’ marrëveshjes me Kosovën
Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, që po qëndrojnë në Serbi, u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Kosovën.
“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë jo vetëm një ishull i vetmuar, por Irani në Europë” – transmeton media serbe “N1”, duke cituar fjalët e një deputeti të Parlamentit Europian.
Sipas medias serbe, eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar, i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilcik dhe Matjaz Nemec, prej dy ditësh po qëndron për vizitë në Beograd dhe gjatë paradites kanë biseduar me deputetë në Kuvendin e Serbisë.