Connect with us

Kosova

‘Serbia do një favor nga Kurti, por nuk di si ta kërkojë’

Serbia është duke u gjendur në një situatë të vështirë para zgjedhjeve që duhet të mbahen në këtë vend në dhjetor të këtij viti.

Kjo për faktin se, siç vlerëson mediumi boshnjak “Klix.ba”, Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të zhvilloheshin paralelisht edhe në Kosovë – ku do të mund të votojnë qytetarët serbë, me dy shtetësi.

Mediumi në fjalë thotë se problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Prishtinën zyrtare mund të interpretohet se Serbia po e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë.

Mediumi boshnjak kujton se Qeveria e Aleksandër Vuçiç vendosi që përmes OSBE-së të dërgojë kërkesë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë. Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës u përgjigj se kërkesa mund të respektohet me një kusht, që Serbia t’i drejtohet Kosovës, si çdo shteti tjetër sovran dhe i barabartë.

Advertisement