Connect with us

Kosova

Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur…!

Analisti serb, Dushan Janjiç, duke folur në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, tha se Beogradi nuk po pranon ende që lufta dhe Kosovln i ka humbur.

Ai tha se ky qëndrim vjen për shkak të karakterit etno-nacionalist të presidentit Vuçiç, i cili ka qenë dhe ministër i Informacionit në kohën e Sllobidan Millosheviçit.

Sipas tij, zhgënjimi i presidentit Vuçiç për humbjen e luftës në vitin 1999 është një qëndrim personal dhe nuk duhet ta përfshijë atë në politika shtetërore.

“Problemi është se ai jeton krejtësisht në kundërshtim me realitetin, i cili ka nisur para Vuçiçit. Realiteti filloi të ndërtohej që herët nga Millosheviçi dhe lëvizjet etno-nacionaliste, duke përfshirë, para së gjithash, shtypjen e shqiptarëve përmes ndihmës së policisë ushtarake. Kështu filloi kriza jugosllave e viteve ’80 kur në thelb filloi lufta në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në fund shkoi në Kosovë, aty ku nisi më pas guerrilja UÇK dhe në fund u finalizua me ndërhyrjen e NATO -s. Vuçiçi është pjesa e një brezi që ishte etno-nacionaliste, realisht aktive në periudhën kohore të Millosheviçit. Ka qenë ministër i Informacionit. Unë mund ta kuptojë zhgënjimin e tij personal, zhgënjimin etno-nacionalist, por çështja personale është dhe mbetet personale. Nëse nuk je në gjendje ta kapërcesh, nuk të mbetet veç të mund ta imagjinosh kombin serb në luftë dhe gjithashtu nuk mund të jesh partneri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Por në realitet, mendoj se Vuçiç po luan trukun, për të fajësuar partitë opozitare për atë që pritet të ndodhë më vonë, njohja e Kosovës shtet sovran”- deklaroi Dushan Janjiç.

Advertisement