Connect with us

Rajon

Serbia do ta paguaj shtrenjtë populizimin e Vuçiçit/ Ish deputeti serb zbardh të pathënat

Aleksandër Olenik, avokat dhe ish-deputet serb, deklaroi se fushata propagandistike e Serbisë nëpërmjet të ashtuquajturës “botë serbe” gati sa nuk çoi në ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në rajon, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjskë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda”, ai u shpreh se Ballkani Perëndimor përveçse është destabilizuar për shkak të politikës serbe, paralajmëroi se në vitet pasuese, populli serb do ta paguajë shumë shtrejtë, siç konsideroi ai, populizmin e djathtë nacionalist të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili për 12 vjet kontrolln gjithçka në Serbi.

Olenik konsideroi se në Kosovë nuk ekziston asnjë formacion politik i serbëve të Kosovës. Lista Serbe – forca më e madhe politike e serbëve për momentin – sipas avokatit dhe ish-deputetit serb, nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës, por vetëm interesat e presidentit serb dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, duke refuzuar të gjitha marrëveshjet.

 

Advertisement