Connect with us

Kosova

Serbia duhet ta njohë Kosovën që të futet në BE/ Flet eurodeputeti Thomas Waitz

Eurodeputeti Thomas Waitz duke folur rreth takimeve që u zhvilluan me lideret ballkanik në Bruksel dhe dialogun Kosovë-Serbi, tha se zgjatja e procesit të dialogut mes dy vendeve është diçka shqetësuese.

Sipas tij palët duhet të arrijnë sa më parë një marrëveshje, ndërsa Serbia duhet patjetër ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Presidenti serb Aleksander Vuçiç nuk është shumë i gatshëm për dialogun me Kosovën. Por për Serbinë duhet të jetë e qartë që nuk mund të futet në Bashkimin Europian, pa e njohur Kosovën” – theksoi eurodeputeti.

Thomas Waitz tha gjithashtu se emisari i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak duhet të tërhiqet menjëherë si negociator. Sipas tij, Lajçak nuk ka arritur rezultatet që priteshin dhe ka treguar hapur se nuk është i përshtatshëm për pozicionin e caktuar “Duhen marrë masa kundrejt politikës së praktikuar nga disa politikanë nga ana e Unionit Europian.

Ndaj negociatorëve duhen marre disa masa dhe Bashkimi Europian duhet te pezulloje fondet për Serbinë derisa të kemi në dorë përfundimin e hetimeve për ngjarjen e ndodhur në fshatin Banjskë në Kosovën veriore, ku prej sulmit terrorist u vra një rrshter i policisë së Kosovës” – deklaroi eurodeputeti “Mendoj se kryediplomati Borrell, nuk është i paanshëm në negociata, kurse meisari Miroslav Lajcak, nga ana tjetër ka treguar qartazi se nuk është i përshtatshëm për atë punë. Ai nuk ka qenë në gjendje të qetësojë tensionet dhe as të ofronte arritje dhe zhvillime pozitive në dialog midis Serbisë dhe Kosovës, pra ai duhet të shkarkohet dhe të kuptojë se nuk është i përshtatshëm për atë punë” – theksoi Thomas Waitz

Advertisement