Connect with us

Politike

Serbia e ka humbur Kosovën në 1999, s’i prek dot asnjë fije floku

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin e tij për tkurrjen e Kosovës në sy të aleatëve. Ai u shpreh se Kosova nuk është e kërcënuar nga Serbia që prej vitit 1999 dhe aktualisht ka këtë rrezik dhe jo më një risk territorial.

“Unë nuk kam qenë dhe nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Jam i shqetësuar për tkurrjen dramatike të Kosovës në sy të aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja në shumë aspekte. Duke filluar nga rritja numrit të trupave në Kosovë, që do të thotë ulje e kapacitetit Sovran të Kosovës. Humbje e Kosovës në aspektin e humbjes së një shansi, mundësie për të integruar veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e huaj. Gjë që do ishte e tmerrshme. S’ka kërcënim për Kosovën, është në mendjet e politikaneve në Kosovë dhe është një mënyrë për të bërë politike të brendshme. Serbia e ka humbur Kosovën në 1999 dhe s’ka fuqi që t’i prekë asnjë fije floku.”- thotë Rama.

Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin e Albin Kurtit nga SHBA. Rama thotë se nuk po flitet këtu për fatin e Albin Kurtit por për republikën e Kosovës. I pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.

“Jo nuk e kam konsultuar me Kurtin. Nuk hyj fare në këto se s’kanë rëndësi të veçantë përsa kohë që s’janë deklarata publike të pakonfirmuara por as të pamohuara. Nuk është fati i Albin kurtit sot në lojë, është republika e Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosova.”- thotë Rama.

 

Advertisement