Connect with us

Rajon

Serbia e ka humbur Kosovën/ Profesori serb: Nuk ka asnjë mundësi reale

Një sondazh i kohëve të fundit nga ‘Demostat’, një grup kërkimor, zbuloi se vetëm 3 për qind e serbëve thanë se dëshironin marrëdhënie të mira me SHBA, krahasuar me 22 për qind që mendonin të njëjtën mënyrë për Rusinë. Në të njëjtën kohë, 32 për qind favorizojnë Bashkimin Evropian dhe vendet skandinave, gjë që tregon se mbështetja për Rusinë, edhe pse e fortë, mbetet pas Perëndimit në tërësi.

Para disa ditësh, duke iu referuar problemeve me Kosovën, Botcan-Kharchenko, ambasadori i Rusisë në Beograd tha se “qëllimi i Perëndimit është të ndryshojë politikën e Serbisë në lidhje me Rusinë”.

Atë që ambasadori rus e prezantoi si një komplot perëndimor për të shkaktuar probleme në Kosovë dhe për të rrëzuar Vuçiçin, shumica e ekspertëve, por edhe e demonstruesve te opozites ne Beograd qe prej nje muaji kane dale ne protesta, e shohin krejt të kundërtën.

Çedomir Çupiç, profesor i shkencave politike në Universitetin e Beogradit, thotë se Kosova tashmë është e humbur, sepse nuk ka asnjë mundësi reale që Serbia të kthehet dhe të sundojë mbi më shumë se një milion shqiptarë etnikë të shqetësuar. Por për Rusinë, tha ai, pasionet e brendshme që ajo ende i mban te ndezura, janë dhurata e Zotit për Moskën.

 

Advertisement