Rajon
Serbia e paralizuar, regjimi po shembet, Vuçiç ka disa skenarë para vetes
“Tragjedia me 15 viktima në stacionin e trenit në Novi Sad tre muaj më parë nisi procesin e pandalshëm të rënies së regjimit të Aleksandër Vuçiqit, ndonëse me pasoja të panjohura, sepse përveç agjendës – “Vuçic, largohu” – nuk dihet se çfarë saktësisht po ndodh ne prapaskenë. Por një gjë është e qartë – serbët janë të ngopur me stilin martirik autoritaro-klientist të qeverisjes nga Aleksander Vuçic , presidenti i cili doli nga manteli i Serbisë së Madhe të Slobodan Millosheviçit si një mbrojtës i kriminelit të dënuar të luftës Vojislav Sheshelj. Problemi është se, për fat të keq, nuk e dimë se cili është qëndrimi i protestuesve për atë pjesë të agjendës nacionaliste të regjimit të Vuçiqit dhe veçanërisht për politikën e tij “perandorake” ndaj rajonit. Rënia e Vuçiqit ka filluar, dhe në protesta po bëhen gjithnjë e më shumë i qartë slogani – “Revolucioni ka filluar” – keshtu shkruan Vlado Vurushiç në Jutarnji List .
Është e vështirë të thuhet se kush dhe si mund ta ndalojë këtë gjendje, ku po shkon Serbia dhe çfarë është gati të bëjë Aleksandar Vuçiq. Ajo që nisi tre muaj më parë si një grumbullim spontan i qytetarëve të revoltuar për shkak të tragjedise së tmerrshme dhe për të cilën një oktapod i korruptuar ishte përgjegjës, u shndërrua në një ortek që vështirë të ndalet.
Serbia është praktikisht plotësisht e paralizuar. Nuk ka kthim prapa. Regjimi ngadalë po shembet dhe të gjithë presin të shohin se çfarë do të bëjë Vuçic. Megjithatë, regjimi i tij po injoron gjithnjë e më shumë realitetin, që është qasja klasike e regjimeve diktatoriale që besojnë në gënjeshtrat e tyre. Shkrimtari Gojko Bozhoviç tha se Vuçiq – duke refuzuar të shohë se çfarë po ndodh në rrugë dhe faktin se po humbet legjitimitetin – ngadalë po e kthen kundër tij një pjesë të madhe të shoqërisë serbe.
Regjimi, si më parë, mund të përdorë metoda të forcuara represive, por skenarë të tillë, siç e dimë nga përvoja, rrallëherë përfundojnë mirë për regjimin.
Vuçiq dyshohet se po përgatit disa skenarë – nga vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe prerja e kokës së disa prej bashkëpunëtorëve të tij më besnikë, të cilët do të hidhen në arenë para protestuesve, deri te marrëveshja eventuale per “qeveri kalimtare”, ose të provohet përsëri me akuzat per nderhyrje te aktoreve te huaj, vecanrisht Kroacise, ne pune e brendshme te Serbise”.