Connect with us

Rajon

Serbia e re, do jetë me Kosovën dhe Malin e Zi brenda

Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, ka thënë se “është e nevojshme që Mali I Zi dhe Kosova, t’i kthehen ‘qenies kombëtare serbe’, sepse padyshim ato i përkasin asaj”

Dodik, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar për shkak të veprimeve të tij de-stabilizuese në Bosnje Hercegovinë, ka thënë se në këtë shekull serbët “duhet të formojnë një shtet të vetëm, pjesë e të cilët do të jetë Mali i Zi dhe Kosova”.

Sipas presitij, duhet të mbahet një “kuvend i madh mbarëserb”, nga i cili do të përcillet një mesazh i tillë dhe shtoi se ky shtet i bashkuar “duhet të formohet me mjete demokratike dhe me masa politike, jo me luftë”.

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngelen vetëm duke parë me sy” – ka thënë Dodik për median propaganduese ruse, “Sputnik”, e ndaluar në Bashkimin Evropian.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në çështjen e Kosovës, ai theksoi se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.

“Më duhet të them se Aleksandër] Vuçiç e ktheu këtë çështje në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjeve të Kosovës nga një numër i konsiderueshëm shtetesh”.

“Mendoj se duhet të kemi zgjidhje korrekte dhe të qëndrueshme, e cila është Republika Srpska, Serbia dhe territoret serbe, Kosova dhe sigurisht kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb” – pretendoi Dodik.

Mali i Zi ka qenë një nga gjashtë republikat në kuadër të Jugosllavisë dhe ishte  vendi i fundit që është shkëputur nga ky konfiguracion. Për dallim nga pjesa më e madhe e shteteve përbërëse të ish-Jugosllavisë, Mali i Zi, shkëputjen e bëri përmes referendumi, jo me luftë. Lëvizjen për referendum e udhëhoqi, ish-kryeministri dhe ish-presidenti malazez, Milo Gjukanoviç. Në referendumin e vitit 2006, rol të madh luajtën shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi. Ata në shumicë dërrmuese e mbështetën pavarësinë

Advertisement