Connect with us

Kosova

Serbia e sëmurë nga pjella progresive e Vuçiçit, hajduti horr dhe frikacaku gënjeshtar

“Një ditë para zgjedhjeve të 2 qershorit doli lajmi se në Republikën e Serbisë ka hyrë një autokolonë e madhe treni e ngarkuar me 50 transportues të blinduar, e cila do të përforcojë njësitet e Ushtrisë së Republikës së Serbisë. Është një dhuratë nga kryeministri hungarez Viktor Orbán për presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Një dhuratë e pazakontë, dhe atë pikërisht para zgjedhjeve. Duket se sugjeron se mjetet dhe armët janë gati që, nëse nevojiten, do të sjellin rezultatin e dëshiruar” – keshtu eshte shprehur ne nje shkrim autorial, Dragan Velikiç shkrimtar dhe columnist serb i të përjavshmes ‘Radar’.

Sipas tij, Serbia nuk ka me kë të hyjë në luftë përveç fantazmave të halucinacioneve të ish kreut te sherbimit secret Aleksander Vulin.

“Më duket se këto armë kane per qellim të frikësojnë qytetarët e Serbisë. Do të përdoret kundër tyre nëse rebelohen. Kalorësi i Banjskës është ende në një mision special të thyerjes së porcelanit, për të rritur sa me shume dëmet. Dhe prodhimi i dëmit është një mënyrë e mbijetesës në fuqinë e pjellës progresive serbe. Sekreti i ngritjes së Milan Radoiçicit është ndoshta se ai e njeh kodin për hyrjen ne Shpellën e Vucicit. Nuk është rastësi që ai është nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të presidentit të Serbisë, i cili e shpalli atë, “gardian të Serbisë në Kosovë”. A do të thotë kjo se ka Serbi tjetër pa Kosovën? Sepse Kosova ka gjashtëmbëdhjetë vjet që ekziston pa Serbinë” – ka theksuar shkrimtari Velikiç.

“Si do të shkruhet historia e mbretërimit të Ibi-t serb, një fenomen që ndërthuri një hajdut dhe një horr, një frikacak dhe një gënjeshtar, një inferior dhe një mburravec, një hipokrit, një të poshtër dhe një dinak, një hajdut dhe një kriminel. Patologji e denjë për tekstet shkollore. Le të kujtojmë atë karrigen e vogël ku Vucic u ul si një nxënës i varfër përballë ish presidentit amerikan Donald Trump. Ose në sallën e OKB-së teksa puthte dhe përtypte flamurin e kombit” – ka shkruar kolumnisti I njohur Dragan Velikiç

Advertisement