Connect with us

Kosova

Serbia FUTET në Kosovë, për Doris Pack, asociacioni është shtet brenda shtetit

Në vitin 1991 ajo ishte njëra ndër iniciatoret që Adem Demaçi të shpërblehej me çmimin Saharov, ndërsa 33 vjet më vonë vendos lule tek shtatorja e tij.

Ish deputetja gjermane në Parlamentin Evropian Doris Pack nuk heziton ta shpreh simpatinë për Demaçin, dhe teksa pati rastin të flas për të kaluarën, nuk hezitoi të flas as për sfidat e tanishme ne Kosove, si shembull për masat ndëshkuese të Bashkimit Europian.

“Ata ne BE nuk duhet të ju ndëshkojnë juve. Kosova nuk duhet të jetë e ndëshkuara sepse ajo nuk është fajtore. Ju nuk e keni merituar këtë. Ju duhet të trajtoheni si shtet i pavarur, që funksionon shumë mirë, në funksion të demokracisë”, ka deklaruar Pack duke shtuar se fakti qe dy ndërmjetësuesit e dialogut vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, vë në pikëpyetje neutralitetin e tyre, por edhe shprehu shpresën se kryediplomatin Josep Borell do ta zëvendësojë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Në lidhje me Asociacionin, këshilla e ish-deputetes së parlamentit evropian, është që të mos shkohet më tutje me të, pa marre njohjen nga Serbia.

“Ju mund ta bëni, por ky asociacion nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Mund të ketë për fushën e cultures, për edukimin në gjuhën e tyre, por asnjë kompetencë ekzekutive. Përndryshe ju do të keni një shtet brenda shtetit, do të keni Serbinë brenda ne Kosovë” – theksoi Pack

Politikania gjermane, përveç deputete e Bundestagut, ka qenë anëtare e Parlamentit Evropian ndërmjet viteve 1989 e deri në vitin 2014, ndërsa ka qenë e angazhuar dukshëm në zhvillimet në rajonin e Ballkanit, falë pozitave që ka pasur brenda Parlamentit.

Advertisement