Connect with us

Sport

Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, komentoi shortin e kualifikueseve të Botërorit.

Në Grupin K Shqipëria do të jetë me dy skuadra shumë të forta, Anglinë dhe Serbinë.

“Marrëdhëniet me shqiptarët janë shumë më mirë tani. Do të ketë pasion, i yni do të fitojë. Kanë një skuadër të fortë, solide, serioze, por Serbia është më e fortë, do të fitojmë. Ne kemi një kalendar të mirë. Ndeshja e parë do të jetë problem”, tha Vuçiç për mediat serbe.

Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Për shkak të dënimit të dhënë sefundmi nga UEFA, që Serbia duhet të luaje 2 ndeshje pa tifozë në transfertë, në ndeshjen e Tiranës nuk do të këtë tifozë.

Advertisement