Rajon
Serbia kërkoi të varroste terrorristët në territorin e tyre, familjarët: Jemi tradhtuar nga shteti serb
Familjarët e tre terroristëve të vrarë kanë tërhequr trupat e tyre pas përfundimit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës. Mësohet se dy nga terroristët do të varrosen në Kosovë, konkretitsht në Leposaviç, ndërsa i treti në Vërnjaçka Banja në Rashkë të Serbisë.
Ndërkaq, burime për Klankosova tregojnë se Serbia u ka kërkuar familjeve të tre të vrarëve që trupat e pajetë t’i dërgojnë në Serbi për varrim. Megjithatë familjarët e kanë refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se janë ndjerë të tradhtuar nga shteti serb.
Ndërohë, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator. .Shqetësim shprehu edhe BE-ja përmes shefit të diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, i cili po ashtu kërkoi tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga kufiri me Kosovën. NATO-ja tha se është autorizuar për dërgim të trupave shtesë në Kosovë, ndërsa edhe Britania e Madhe tha se e ka autorizuar NATO-n që të shfrytëzojë një batalion në rast se nevojitet për ta dërguar atë në Kosovë.
Çfarë ndodhi në veri të Kosovës?
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe 3 u plagosën në përleshjet me një grup të armatosur në veri të vendit. Rreshteri Bunjaku u vra në pritën që grupi i armatosur kishte zënë herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskës në Zveçan. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u plagosën edhe 2 policë të tjerë. Më pas grupi i armatosur prej 30 anëtarësh u vendos në manastirin e Banjskës ku për orë të tëra, gjatë gjithë ditës së dielë u shkëmbyen të shtëna me policinë. Në mbrëmje ministri i Brendshëm i Kosovës deklaroi se 4 sulmues u vranë. Tre trupat e serbëve u gjetën në të njëjtën ditë, ndërsa i katërti një ditë më vonë. Ndërkohë gjashtë persona të tjerë, që dyshohet se ishin të lidhur me ta, u arrestuan. Gjithashtu ishin sekuestruar sasi të madhe armatimi.