Kosova
Serbia luan bllofin me Radoiçiç/ Avokati serb tregon ngërçin
“Pavarësisht se mori përgjegjësinë për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi dhe hetimi ndaj tij ka mbetur në ngërç për më shumë se tre muaj” – Keshtu tha avokati serb, Luka Jovanoviç.
Në një intervistë për The Geopost, ai foli edhe për furnizimin e Kosovës me raketat antitank Javelin, teksa theksoi se ka marrë vëmendje të madhe në Serbi, pasi erdhi pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.
Kritik ai është treguar edhe për funksionimin e ligjit në Serbi, veçanërisht në rastin e rrahjes dhe torturave që BIA i ka bërë politikanit opozitar, Nikola Sanduloviç, gje per te cilen deklaroi se Serbia kur është fjala për politikanin e opozitës, ka injoruar të drejtat elementare që u garanton procedurë penale qytetarëve të saj.
“Duhet thënë se shitja e sistemeve raketore ka marrë kaq shumë vëmendje të publikut në radhë të parë, pikërisht për shkak të dijes së heshtur se sa e rrezikshme ishte në të vërtetë situata e sigurisë në veri të Kosovës në fundin e shtatorit të vitit të kaluar. Situata në vetvete të kujton në mënyrë të pakëndshme edhe faktin se hetimi ndaj Milan Radoiçiçit dhe grupit të tij në lidhje me aktivitetet e tyre në Banjska ka mbetur i bllokuar për më shumë se tre muaj” – theksoi avokati serb, duke shtuar se pas zgjedhjeve të dhjetorit në Serbi, u shfaq dhuna në rastin e liderit të opozitës Nikolla Sanduloviç, i cili u rrah dhe u arrestua pas një vizite në Kosovë dhe çdo gjë kaloj në heshtje.”