Kosova
Serbia mbush misionet diplomatike ne Ballkan, me njerëz të shërbimeve sekrete
Në fund të vitit të kaluar, presidenti serb Aleksandër Vuçiç emëroi Nebojsha Rodic, ish-ambasador në Austri dhe ish-drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA), si ambasador në Mal të Zi.
Emërimi i personave nga strukturat e sigurisë si ambasadorë është praktikë e rregullt në Serbi, e cila ka në përfaqësitë e saj jashtë vendit, njerëz nga sektori i sigurisë së informacionit. BIA gjithashtu ka një person special edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë.
“Emërimi i Rodiçit si përfaqësues diplomatik i Serbisë në Mal të Zi, i cili njihet si njeriu më i besuar i presidentit serb Aleksander Vuçic dhe i përket “krahut të fortë të politikës serbe”, nuk është befasues, duke qenë se për regjimin në Beograd, Mali i Zi është pjesë e planeve të “Serbisë së Madhe” me emrin e koduar “Bota Serbe” – shkruan ‘The Geopost.’
“Në Serbi, njerëzit që punojnë në strukturat e sigurisë, shkojnë shumë larg. Këto struktura në një farë mënyre bëhen një gur themeli për karrierën e tyre të ardhshme” – tha diplomati serb Srecko Gjukiç për mediat malazeze.