Connect with us

Rajon

Serbia mohon përfshirjen e ushtrisë në rrëmbimin e policëve të Kosovës

Pas rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë në afërsi të Leposaviç, ka patur një reagim Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, e cila mohon përfshirjen e ushtrisë në këtë aksion.

“Ushtria serbe nuk mori pjesë në arrestimin e tre anëtarëve të armatosur të të ashtuquajturëst  “Policia e Kosovës”. Insinuatat e Albin Kurtit se ushtria serbe është përfshirë në “rrëmbimin e tre policëve të Kosovës” brenda territorit të Kosovës janë vetëm vazhdimësi e fushatës së gënjeshtrave, manipulimeve dhe dhunës ilegale të kryera ndaj serbëve nga autoritetet e Prishtinës”, thuhet në këtë reagim.

Po ashtu, ministria serbe pretendon se nuk e ka kaluar kufirin dhe se “ka kryer detyrat në përputhje të plotë me Rezolutën 1244”.

“Ushtria serbe bashkëpunon ngushtë me forcat e tjera të sigurisë të Republikës së Serbisë dhe KFOR-in, me të cilët mban kontakte profesionale në të gjitha nivelet për të monitoruar situatën në terren dhe për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të sigurt” – thuhet në reagim

Advertisement