Kosova
Serbia në ofensive diplomatike, liderët e Kosovës injorohen gjithandej

Teksa prej disa muajsh Serbia është në një ofensivë diplomatike për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-të, diplomacia e Kosovës i është dorëzuar gjumit dhe pasojave të krisjes së marrëdhënieve me Washingtonin e Perëndimin në përgjithësi. Përfaqësuesit më të lartë të Prishtinës zyrtare si dhe njerëzit e detashmentit të diplomatëve të ministres Donika Gërvalla, zvarriten me ‘hapin’ e kërmillit dhe nuk kanë pasur ndonjë vizitë të rëndësishme jashtë vendit për muaj të tërë, teksa dhe pjesëmarrja e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka qenë e kufizuar në seminare shumëpalëshe dhe samite
Analisti Visar Imeri ka vlerësuar se Serbia po e “shfrytëzon mungesën e Kosovës në arenën ndërkombëtare” dhe se diplomacia e Kosovës ka dështuar
I të njëjtit mendim është edhe ish-zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi, I cili ka shkruar në rrjetin social “X” se përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës janë të izoluar.
Nga ana tjetër, ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiti, ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” po i kushton shumë Kosovës në fushën e politikës së jashtme.
“Rënie e shëmtuar e diplomacisë së Kosovës!” – ka shkruar Tahiri në rrjetet sociale.

