Kosova
Serbia në tunelet e Hagës, hapësira e Vuçiçit po ngushtohet
Shefja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiç-Pilja, tha se hapësira e Serbisë për manovrim është shumë e ngushtë para mbledhjes së Komisionit Politik, ku do të votohet raporti i Dora Bakojanis, në të cilin është bërë rekomandimi që Kosova të pranohet në këtë organizatë.
“Bakojani do të prezantojë raportin dhe qëndrimin e saj, të cilin fatkeqësisht e ka ndryshuar në krahasim me dy javë më parë. Do të ketë një diskutim dhe pritet votim dhe dy të tretat e votave do të jenë të mjaftueshme për të kaluar raportin. Duke pasur parasysh se atje nuk ka asnjë delegacion rus dhe që nga janari as delegacioni i Azerbajxhanit, hapësira e Serbisë për manovrim është ngushtuar mjaft përsa i përket numrit të miqve tanë” – u shpreh Pilja.
Krahas rekomandimit që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, raportuesja Bakojani shprehu mendimin e saj në media se anëtarësimi I Kosoves do t’i sillte të drejta te shtuara komunitetit serb dhe të gjitha pakicave të tjera në Kosovë që t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila, sipas saj do t’u sillte mbrojtje më të mirë dhe per kete Pantiç-Pilja tha se kjo është një deklaratë shumë hipokrite.
Ajo kujtoi se vetëm dy javë më parë, Bakojani ka përsëritur me vendosmëri disa herë se do të jepte një mendim pozitiv vetëm kur Kosova te plotësojë tre kushtet për kthimin e tokës në Manastirin e Visoki Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, Unioni i Komunat serbe, që është obligim me marrëveshjen e Brukselit dhe shpronësimin e tokave.
Lidhur me letrën e dërguar nga Bakojanis drejtuar presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në të cilën thuhet se marrin përsipër të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes se Brukselit dhe aneksit te saj ne Ohri, duke përfshirë edhe formimin e Unionit të Komunat serbe, shefja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë, tha se nuk ka peshë, sepse është dashur të përmbushet 11 vjet më parë.
Për sa i përket qëndrimit të anëtarëve të Këshillit të Evropës nëse mund të ndikohet nga njoftimi për daljen e mundshme të Serbisë nga Këshilli i Evropës në rast se Kosova do të pranohet në këtë organizatë, ajo tha se është e qartë se ata nuk janë rehat me atë njoftim.
“Ata mendojnë se ne po bëjmë bllof dhe treguan se nuk respektojnë asnjë parim demokratik. E kanë nxjerrë jashtë Azerbajxhanin në janar, tani do pranojnë Kosovën. Nëse pranohet Kosova, pres reagimin e shtetit të Serbisë” – potencoi Pantiç-Pilja.