Connect with us

Rajon

Serbia, një dashnore e mashtruar

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç ka thënë se deklarata e tij për “ankesimin e Kosovës nga Serbia” mund të jetë keqkuptuar. Të mërkurën, në një konferencë për media në Zagreb, ai u shpreh se Kosova njihet ndërkombëtarisht dhe se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e saj.

Lidhur me reagimet në Serbi ndaj kësaj deklarate të tij, Millanoviç deklaroi se tabloidët serbë nuk duhet të entuziazmohen nga qëndrimi i tij.

“Nuk kam folur me Vuçiç. Është mirë që tani e ka kuptuar se fillimisht duhej ta studionte deklaratën time. Prandaj u them tabloidëve serbë “pa entuziazëm, ju lutem”. Dua që Serbia të shohë perspektivën e saj perëndimore. Serbia ka mbetur pa Kosovën. Ka mbetur pa të në luftë. Që Serbia të vijë në Perëndim, duhet që disa gjëra ti ndryshojnë por dhe duhat ta kuptojë se është një dashnore e mashtruar.Kosova është njohur ndërkombëtarisht. Plani i Amerikës për Kosovën është i mirë. Unë do të doja që këtë ta bënte Brukseli, por ata nuk janë në gjendje”, ka thënë Millanoviç.

Tri ditë më parë, presidenti kroat tronditi opinionin publik pas një deklarate për Kosovën dhe Serbinë, kur tha se ‘Kosova i ishte grabitur Serbisë’.

Advertisement