Kosova
Serbia nuk futet në BE/ Lavrov tregon shkakun
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha sot Serbia nuk do të hapë asnjë kapitull të ri në negociatat me Bashkimin Evropian nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.
Duke folur për dialogun e sponsorizuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Lavrov tha se 10 vjet më parë është arritur marrëveshja për statusin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe se asgjë nuk ka ndodhur, sepse, siç pretendon ai, pala kosovare refuzon kategorikisht të përmbushë obligimet e saj.
“Njerëzit që janë emëruar si liderë të këtij rajoni serb, refuzojnë kategorikisht të pranojnë zotimet. A ka kërkuar diçka BE-ja nga pala kosovare? Jo. BE-ja kishte kërkesa vetëm nga komuniteti serb. Ata tani kanë sjellë një dokument që ndryshon dhe përmban parime të ndryshme nga ato për të cilat është rënë dakord mes Beogradit dhe Prishtinës” theksoi Lavrov
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008 dhe de facto ka humbur të gjithë kontrollin mbi atë krahinë që nga bombardimet e NATO-s, gjë që detyroi forcat serbe të tërhiqen pas luftës kundër luftëtarëve të pavarësisë së Kosovës.
Beogradi e kundërshton pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, edhe pse atë e njohin më shumë se 110 shtete, duke përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të BE-së.