Connect with us

Kosova

Serbia nuk rri duarkryq/ Petkoviç çmendet me shifra, fakte të pista dhe mashtrime

Drejtori i Zyrës për Kosovën ne kuvendin e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se ligjet e miratuara nga Serbia si formë e mbështetjes për popullin serb në Kosovë nuk kanë të bëjnë me obligimet nga dialogu.

Siç tha ai, ligjet janë pasojë dhe reagim i drejtpërdrejtë ndaj shtypjes qe sipas tij I behet popullit serb nga regjimi në Prishtinë dhe mungesës së veprimeve të dukshme nga misioni i Bashkimit Evropian EULEX për të mbrojtur popullin serb, për të siguruar sundimin e ligjit dhe për të parandaluar fatkeqësite humanitare në Kosovë, te shkaktuara nga lëvizjet e njëanshme të Albin Kurtit.

“Që nga thirrja e 27 vendeve të Bashkimit Evropian më 3 qershor 2023 për Prishtinën që urgjentisht të deeskalojë situatën në Kosovë, pothuajse 20 për qind e serbëve janë shpërngulur nga veriu i Kosovës” – deklaroi Petkovic duke shtuar se Beogradi disa herë ka shpallur publikisht se nuk do të rri duarkryq dhe te shoh se si Kurti persekuton dhe keqtrajton serbët.

“Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë persekutim të mëtejshëm dhe heqje të së drejtës së popullit tonë. Dhe së fundi, një pyetje tjetër për përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Si i mbështetët dhe mirëpritët fillimisht masat që u prezantuan publikisht dhe zyrtarisht nga Beogradi në shtator? dhe pastaj papritmas ndryshuat mendimin dhe qëndrimin tuaj?” pyeti Petkoviq

Advertisement