Connect with us

Kosova

Serbia nuk tërhiqet, kërkesë NATO-s

Për të tretën ditë radhazi, veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë. Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Shkollat ​​fillore dhe të mesme në veri janë mbyllur. Ndërkohë sot pritet që KFOR-i gjatë orëve të ardhshme të largojë barrikadat e vendosura nga serbët lokalë në veri, por ende rrugët janë të bllokuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
Ndërkohë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të takojë sot në Prishtinë udhëheqësit e Republikës së Kosovës. Sakaq kryeministri Edi Rama tha se qeveria e Kosovës ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë shqiptare për situatën në veri.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor. Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi u dëgjuan në Rudar afër Zveçanit, ndërsa ende nuk dihet se kush ka qëlluar.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren. Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi. Ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë kanë kërkuar që menjëherë të largohen barrikadat e vendosura në veri.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka arritur të hënën në Rashkë, ku do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë serbe që janë të stacionuar në atë zonë. Zëvendës-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Petar Cvetkoviq, është thënë të ketë informuar ministrin për situatën aktuale në terren.

Media serbe “Novosti” ka cituar pjesë nga letra që ajo thotë se Vuçiç do t’ia dërgojë komandës së KFOR-it, për të mundësuar vendosjen e ushtarëve dhe policëve serbë në veri të Kosovës. Sipas kësaj kërkese, për të cilën nuk është e sigurt nëse është zyrtare, Serbia po kërkon që trupat të vendosen në veri pasi është “e nevojshme të sigurohet mbijetesa e serbëve dhe komuniteteve të tjera”.

“Novosti”, raporton se në këtë tekst janë të detajuara arsyet pse “është e nevojshme” ardhja e trupave serbe.

“Kjo lëvizje e autoriteteve serbe, e cila padyshim do të bëhet pjesë e historiografisë, nëse shikohet në mënyrë strikte ligjore, sigurisht që nuk është një goditje boshe. Sepse dispozita e Rezolutës 1244 është formuluar në atë mënyrë që nënkupton detyrimin për të mundësuar kthimin e ushtrisë dhe policisë sonë.” – thuhet në këtë kërkesë, siç pretendohet nga mediumi në fjalë.

Por më tutje, raportohet se në kërkesën e Serbisë, thuhet se “komandanti i KFOR-it nuk ka kompetencë diskrecionale për të vendosur nëse do ta lejojë këtë apo jo, por është i detyruar të lehtësojë ardhjen e forcave serbe në veriun e Kosovës”.

“Kthimi i ushtrisë dhe policisë së Republikës së Serbisë nuk është thjesht një mundësi, por Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së krijoi obligim për KFOR-in që ta mundësojë këtë kthim.” – raportohet se shkruan në këtë kërkesë./ Nacionale

Goran Rakiç, kryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, kërkoi lirimin e, siç tha, serbëve të arrestuar “padrejtësisht” në veri të Kosovës.

Arrestimi i një ish-polici serb të shtunën u bë edhe shkas i barrikadave që ngritën disa qytetarë serbë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Duke folur nga barrikadat në fshatin Rudarë, Komuna e Zveçanit, Rakiq tha se populli serb “do paqe”.

“Ne kërkojmë që qytetarët tanë të arrestuar padrejtësisht, të lirohen, dhe që [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti t’i tërheqë njësitet që i dërgoi në veri, të ndalojë keqtrajtimin e fëmijëve tanë dhe të ndalojë ndjekjen e serbëve”, tha Rakiç, duke mos sjellë asnjë provë për këto pretendime, raporton REL.

Një ditë më herët, ai po ashtu tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përgatit dërgimin e forcave të tij speciale “për të përndjekur” serbë nga pjesa veriore e vendit.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Absolutisht e pavërtetë”, tha ai për REL.

Vuçiç u drejtohet ndërkombëtarëve: Kosova nuk po respekton asnjë marrëveshje! Na thoni, çfarë doni?

1670342956_Screenshot1.jpgPresidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pyetur sot se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.

Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane se është e papranueshme dërgimi i forcave serbe në Kosovë dhe Metohi, ai tha se përgjigja wshtw në vend të komandantit të KFOR-it, i cili ende nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Serbia. Siç tha ai, KFOR-i do ta marrë kërkesën vetëm të enjten pasdite pas procedurave që duhet të ndiqen, andaj pyeti:

“Tani kam një pyetje për të gjithë ata, ju lutem më thoni, unë do t’i paraqes para tyre 5 dokumente të rëndësishme, cilin prej tyre duhet ta respektojmë, na thoni një dhe ne do ta respektojmë atë, zgjidhni ju, doni Marrëveshjen e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit, Marrëveshja e Uashingtonit, na thoni, çfarë doni, a e kuptoni se ata nuk respektojnë asnjërën nga ato marrëveshje, as Prishtina dhe as ata që i ndihmojnë, tani e kanë pranuar se ua kanë bërë këtë edhe disa të tjerëve. Na thuaj çfarë do?” .- raporton Euro News Serbia.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pyetur sot se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.

Ai po ashtu tha se Beogradi po bwn thirrje pwr paqe: “Ne po bëjmë gjithçka, kemi punuar dje gjithë ditën, derisa morëm garanci se nuk do të pushtojnë së bashku, po kërkojmë që të lirojnë serbët e pafajshëm dhe jo të lirojnë policinë e armatosur, deri në dhëmbë. Nuk kanë asnjë mundësi reale për ta bërë këtë. Ne nuk duam konflikt, na duhet gjithçka në botë, por jo kjo.”

Vuçiç tha se ka marrë garanci se nuk do të ketë inkursione të reja në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe shembje të barrikadave dhe u bëri thirrje serbëve që të mos bien në provokime.

“Ne jemi duke bërë gjithçka, dje kemi punuar gjithë ditën derisa mbrëmë morëm garanci se nuk do të hyjnë për të shembur barrikadat, po kërkojmë edhe një herë që serbët e pafajshëm të lirohen dhe policia e Kosovës të mos hyjë më me tuba të gjata dhe ne treguam foto të atyre njerëzve me tuba të gjatë Ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë në asnjë rrethanë”, theksoi Vuçiç.

Rezoluta 1244
Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.
Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.
Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:
Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.
1670342956_Screenshot1.jpgPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.

Beogradi zyrtar qysh më 8 dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, raporton REL.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, anuloi vizitën në Kosovë, për “arsye familjare”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ka qenë e paraparë që Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të takojnë pasditen e sotme udhëheqësit e lartë të shtetit të Kosovës, ndërsa mëngjesin e së martës përfaqësues të partive politike.

Në një njoftim të Qeverisë së Kosovës u bë e ditur se kryeministri Albin Kurti do të presë pasdite në takim vetëm Escobarin.

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading

Kosova

Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë

Deputeti nga radhët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) në Parlamentin Evropian (PE), Thijs Reuten, ka fajësuar Gjermaninë, Francën dhe Italinë për mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës edhe pse sipas tij, Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Shtetet anëtare, fatkeqësisht një rol të spikatur Gjermania, Franca dhe Italia dogjën përsëri besueshmërinë e tyre dhe iu përulën Serbisë. Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret, ka fituar mbështetjen e shumicës së madhe të deputetëve të shteteve anëtare dhe bën pjesë në Këshillin e Evropës, fundi i qetësimit të Vuçiçit tani”, shkroi ai në platformën X.

Ndryshe, arsyeja pse Kosova nuk hyri në agjendën e seancës së radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej pro apo kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Ishte kushtëzimi që Gjermania dhe Franca i bënë Kosovës duke kërkuar nga ajo hapa konkret në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim.

Por, Kosova refuzoi të bëjë një gjë të tillë, madje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kushtëzimi i bërë nga Franca dhe Gjermania ishte “absurd”.

Autoritetet kosovare argumentuan se Berlini e Parisi kanë ngatërruar dy procese të pavarura, pra procesin e dialogut dhe procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, sipas tyre ky kusht i ri “nuk përkon aspak me vlerat dhe parimet e Këshillit të Evropës”.

Pak ditë pasi Kosova mbeti jashtë agjendës Qeveria e Kosovës, njoftoi se ka vendosur ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin në Kushtetuese brenda majit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING