Aktualitet
Serbia po bën një super ushtri, po na bën të dukemi qesharakë/ Eksperti Krisafi tregon dobësitë e Ballkanit

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtarë, Ledion Krisafi tha se Serbia po bën një riarmatim të fuqishëm.
Eksperti shtoi se fakti që Beogradi po bën një investim kaq të madh duke marrë parasysh që është më e fuqishme se e gjithë pjesa tjetër e Ballkanit tregon që ata po përgatiten për diçka.
Kështu që dronët duhet të jenë shqetësimi i fundit. Dje është vërtetuar që Serbia ka marrë një sistem raketor rus dhe nuk është e njohur se si ka përfunduar ky sistem nga Rusia në Serbi sepse sistemi raketor do disa ditë për ta çuar në Serbi. Nuk mendoj që serbët po armatosen kot. Ata kanë një doktrinë të tyre që ata duhet të jenë më të fortë ushtarakisht se pjesa tjetër e Ballkanit.
Problemi tjetër është që ne, pra pjesa tjetër e Ballkanit jemi aq të dobët saqë ata as nuk kanë nevojë të bëjnë një investim kaq të madh. Prandaj ndoshta janë duke pritur diçka”, u shpreh Krisafi.

