Connect with us

Kosova

Serbia po dërgon avionët rus MiG29 në Ukrainë në marrëveshje me Francën

“Marrëveshja mes Francës dhe Serbisë për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë shumëfunksional Rafale për 2.7 miliardë euro përmban një klauzolë për transferimin e luftëtarëve serb MiG-29 në Francë, pas së cilës ata do të dërgohen në Ukrainë” – keshtu ka deklaruar nënkryetari i Duma, dhoma e ulët e parlamentit rus.

‘Gjuetarët rust e qiellit do t’u dorëzohen francezëve në muajin dhjetor. Është e qartë se këta avionë do të shkojnë më pas në Ukrainë. Moska tashmë është informuar për këtë pikë të marrëveshjes” –  ka shkruar deputetja Elena Vladimirovna Panina në Telegram duke shtuar se “Nuk ka gjasa që Serbia të ketë leje nga autoritetet ruse për këtë”.

Sipas të dhënave të disponueshme publikisht, Serbia ka në shërbim aktiv 14 avionë luftarakë MiG-29 dhe Panina pretendon se po përgatitet transferimi i 36 avionëve. Nuk dihet se sa avionë joaktivë MiG-29 ka në depo Serbia.

“Çertifikimi i përdoruesit fundor në transaksionet e armëve duhet të jetë lejues, jo i bazuar në njoftime. Sidoqoftë, praktika tregon se nuk ka kuptim të mbështetemi në normat ligjore në tregtinë e armëve në Rusi. Nëse Perëndimi ka nevojë për to, ata do ti marrin menjëherë” – ka pretenduar Panina

“Kjo nuk është hera e parë që armët serbe i dorëzohen Kievit. Ukraina mori municion në vlerë 800 milionë euro nga Serbia përmes një ndërmjetësi. Shtrohet pyetja pse ne vazhdojme ti shesim armë nje prej vellezerve tane, duke rrezikuar te na qellojne me vone pas shpine” – deklaroi politikania ruse.

Advertisement