Shkrime
Serbia po feston, edhe pse nuk është e qartë se për çfarë
Sandra Petrusic
Në momentin kur u miratua Rezoluta për Srebrenicën, në Serbi kishte festë, edhe pse nuk dihet saktësisht se për çfarë u festua, pasi ne fakt u miratua Rezoluta per Srebrenicën, e cila sipas interpretimit të tyre e karakterizon popullin serb si “gjenocidal”. Por, duke pasur parasysh se si luftën e Kosovës, ashtu edhe luftën me NATO-n, ata e festuan si fitore, pse të mos votohej për një rezolutë kundër së cilës Serbia është?
Rezoluta jodetyruese e OKB-së për Srebrenicën u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime, e cila sipas kritereve të vendosura nga koalicioni qeverisësi Presidentit serb, është një “fitore” sepse “suksesi është çdo gjë nën 90 vota”.
Fakti që të gjitha vendet demokratike ishin pro dhe vendet autokratike ishin kundër, nuk ishte lojë, ashtu si fakti që asnjë vend i ish-Jugosllavisë nuk ishte me Serbinë (marrëdhëniet e mira me ta janë ato që garantojnë paqen, jo mbështetja e Korea e Veriut). Ana Brnabiç deklaroi paraprakisht se Kombet e Bashkuara e humbasin çdo kuptim pas kësaj (kjo ndoshta do të thotë se Serbia nuk do ta pengojë më hyrjen e Kosovës kur OKB-ja të pushojë së qeni e rëndësishme), dhe më pas thirri: Ne jemi krenarë për Aleksandar Vuçicin. Faleminderit që ai nuk I la ata të shkelin serbët dhe Serbinë.
Lumturinë e saj e ndanë edhe qytetarët serbë, të cilët gjoja “spontanisht” dolën në rrugë të armatosur me flamuj të sapoblerë dhe me makina që filluan të lëvizin në mënyrë të organizuar nëpër qytet. U organizua një festë madhështore, ndonëse nuk është saktësisht e qartë se çfarë po festohej, teksa ne fakt u miratua Rezoluta per krimet serbe ne Srebrenicë.
Në atë atmosferë skizofrenike pa dyshim kontribuoi edhe Aleksander Vuçic. Fillimisht, para seancës ne OKB, ai shpalosi para kamerave kopjen e tij të flamurit dhe dërgoi një mesazh: “Ky është flamuri i nderit, flamuri i trimave, flamuri i lirisë! Unë do ta mbroj atë. Ne nuk jemi një komb gjenocidal! Rroftë Serbia!”.
Ndoshta shumicës së elektoratit ne Serbi iu duk pompoz, por vështirë se dikush do të mund të shpjegonte se kush kishte për qëllim të vidhte flamurin e Serbisë apo të fuste ne kategorinë e “njerëzve gjenocidalë” serbët.
Në Serbi, akti i Vucicit u mbështet nga e gjithë qeveria, teksa edhe ata u mbështollën kolektivisht me flamur. Pastaj pikërisht në mesditë, katër orë para duelit vendimtar në OKB, kambanat ranë në të gjitha kishat ortodokse, me bekimin e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, për “shpëtimin e shtetit dhe popullit serb”.
Përshtypja e përgjithshme ishte se me këtë akt OKB-ja mbështeti falas fushatën zgjedhore të Vuçicit, për dallim nga billbordet dhe reklamat e ndriçuara me mesazhin e pakuptimtë se “serbët nuk janë komb gjenocidal”. Ky ne fakt ishte nje turp sepse “beteja” në Kombet e Bashkuara u drejtua nga i njëjti njeri që në vitet 1990 promovoi tezën “100 muslimanë për një serb te vrarë”.
Rezoluta kërkon dënimin e glorifikimit të akteve të personave të dënuar para gjykatave ndërkombëtare për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.
Vucici dhe zëdhënësit e tij qe akuzuan Gjermaninë si sponsore e Rezolutes, nuk kujtuan që gjermani Willy Brandt u gjunjëzua para monumentit të viktimave në Poloni në vitin 1970 dhe se Gjermania gjeti forcen për t’u përballur me krimet e veta dhe te pendohet…