Connect with us

Kosova

Serbia po krijon turbulenca/ Analisti: Ja pse BE dhe SHBA po e tolerojnë

Analisti politik Binak Maxharraj ka folur mbi situatën politike në Kosovë. Ai ka kritikuar opozitën, BE dhe SHBA, të cilat sipas tij, janë bërë bashkë kundër qeverisë dhe po mbajnë anën Serbisë.

“Partitë politike në vend qe të bashkohen pozitë dhe opozitë për t’i dalë zot vendit në këto ditë të vështira nëpër të cilat po kalon vendi kur të gjithë janë kundër Kosovës sepse ajo po lufton për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të saj territorial e shtetëror. Por gjithnjë e më të fuqishme po bëhen edhe kritikat jo parimore nga Evropa e deri te Amerika duke i dalë zot Serbisë vrastare, gjenocidale, armikut shekullor të kombit tone” – deklaroi Maxharraj

Ai tha se përkrahje qyqare po i japin Serbisë Evropa me veglat e saj Borellin dhe Lajçakun, por Serbisë nuk po i mungon as përkrahja e Amerikës përmes Escobarit, Hill dhe Hovenierit për veprimet e saj monstruoze në krijimin e trazirave, eksesve dhe dhunës

Më tej, analisti u shpreh se Serbia po i shkakton të gjitha turbulencat dhe po kërkon territor Kosove, kurse BE dhe SHBA nuk i vëren shpata prapa shpine të Vucic

Advertisement