Connect with us

Kosova

“Serbia po përgatitet”/ Analisti i gjeopolitikës parashikon luftë në Kosovë

“Kam dëgjuar nga dy persona, të cilëve ju besoj shumë, se Serbia po përgatitet për luftë” – Kështu shkruan në një artikull George Friedman, me origjinë hungareze që shkruan për çështje ndërkombëtare dhe gjeopolitikën. Në tekstin e titulluar “Bota flakëron”, Friedman shkruan për “luftërat e mundshme”. “Serbia dhe Kosova zhvilluan një luftë të përgjakshme në vitet 1998-99, në të cilën SHBA dhe NATO u rreshtuan në anën e Kosovës dhe zhvilluan një fushatë bombardimi kundër Serbisë. Shpresoj që këto burime të jenë të gabuara, por mendoj se kjo do të ndodhë dhe do të përhapet përtej Ballkanit” – shkruan George Friedman, duke potencuar edhe për tensionet e tjera nëpër botë, duke përmbledhur shumë çështje në pak fjali. “Ndërsa shikojmë listën e luftërave dhe luftërave të mundshme, SHBA-ja është thellësisht e përfshirë në shumë mënyra. Tani, duhet të shqetësohemi nëse miqtë e mi të besuar e kanë idenë se për çfarë po flasin”, shkruan Friedman, të cilin edhe analisti nga Kosova Sadri Ramabaja e perifrazoi teka fliste për marredheniet e tensionuara me Serbinë. Friedman në vitin 1996 themeloi në Teksas një kompani private për parashikime të kësaj natyre, të quajtur “Stratfor” ku shërbeu si drejtor ekzekutiv, pastaj në vitin 2015 dha dorëheqjen për të themeluar më pas “Gjeopolitika e të ardhmes”. Reputacioni i Friedman-it si parashikues i ngjarjeve gjeopolitike bëri që The New York Times të komentonte për të në një profil: Ka një tundim për ta trajtuar George Friedmanit si parashikues magjik.

 

Advertisement