Aktualitet
Serbia po përpiqet ta ‘palestinizojë’ Kosovën/ Analiza e Ben Andonit
Duke komentuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe ngjarjet në Veri, analisti Ben Andoni u shpreh se Serbia po përpiqet ta “palestinizojë” Kosovën?
“Serbia po fiton kohë prej muajsh e vitesh. Fillimisht me konfuzionin e palës ndërkombëtare, pastaj me tollovinë shpesh të faktorit kosovar dhe shqiptar të Tiranës e mbi të gjitha me përkëdheljen që i bëhet Beogradit nga Perëndimi” – shkruan Andoni, sipas të cilit, teksa në orët e fundit zhvendosja e trupave të armatosura gati 100 kilometra larg kufirit të Kosovës, po tregon se Serbia ka në kokë zhvillime të tjera, si pershembull ‘Palestinizimi’ i gjithe kesaj historie dhe dialogut, edhe pse nuk mund te hiqen paralele
“Shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm që përpjekja e dukshme serbe për ngrirjen e marrëdhënies me Kosovën, që tashmë po i paraprin gjuha e kërcënimit virtual, duhet të marrë udhë, fillimisht në tryezën e dialogut. Diplomati austriak Petrich e shikonte shumë të dukshme problematikën duke vlerësuar se ekziston rreziku që rritja e tensioneve në terren të shndërrohet realisht në një konflikt të armatosur. Dhe teksa Kosova vitale do ketë një rrugë me një fund të mirë, “palestinizimi” duket mundësia e vetme për Serbinë e sotme, që të justifikojë atë udhë të vazhdueshme lufte që i ka falur Ballkanit dhe Evropës.